VIDEO/ Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, dy turistët belgë shpëtohen pas 5 orësh

HIMARË- Dy turistë belgë kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Ata kanë qenë duke eksploruar kanionin dhe, por kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin.

Dy turistët janë shpëtuar pas rreth 5 orësh kërkime, ndërsa ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore. Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni. 

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit”, njofton policia.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës