TIRANE- Nxënësit të cilët nuk kanë mundur të rezultojnë kalues në një pjesë të mirë të provimeve të Maturës Shtetërore gjatë viteve të kaluara, kanë sërisht shansin këtë vit ti nënshtrohen këtyre provimeve për të vazhduar studimet e larta. Në udhëzimin e dalë nga Ministria e Arsimit parashikohet që në provime mund të futen të gjithë ata kandidatë të cilët janë vlerësuar me notë më të vogël se 4.50. Sa i përket procedurës së testimit, këta kandidatë do ti nënshtrohen të njëjtave rregullave dhe procedurave ashtu sikurse edhe maturantët e këtij viti.