Një tjetër breshkë e llojit Careta Careta është gjendur pa jetë  në Vlorë. Mbi 9 të tilla janë gjetur edhe vitin e kaluar buzë Adriatikut. Të njëjtin shqetësim po e përjeton edhe Italia. Ekspertët e mjedisit dhe veterinerët në vendin fqinjë dyshojnë se shkak mund të jetë ndotja e ujit ose një bakter vdekjeprurës.

Janë mbi 9 të tilla që kanë dalë në brigjet e Adriatikut muajt e fundit.

Të njëjtin shqetësim e kanë përjetuar edhe në Itali duke shtuar dyshimet dhe misteret mbi shkaqet e ngordhjeve të papritura të këtyre specieve ujore.

Ndaj breshkave 'kurriz lëkurore' nuk janë përjashtuar dyshimet se kanë ndërruar jetë nga i njëjti bakteri vrasës që në vitin 2013 shkaktoi ngordhjen e 200 të tillave në ujrat midis Abruzzos dhe Puglias. Por mund të kenë ndikuar edhe faktorë të tjerë siç janë ndotja, apo mpirja e trupit.

Breshkat Careta-Careta rriten në ujëra të kripur. Ato janë të zakonshme në detin Mesdhe kryesisht dhe detin Adriatik.