Mbetet në burg shoku i Ilir
Kupës, Sylaj iku nga burgu

Mbetet në burg shoku i Ilir<br />Kupës, Sylaj iku nga burgu
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e “arrestit në burg” shtetasin Fatos Sylaj, i arratisur nga burgu i Trikallas, në Greqi. Sylaj, njihet si mik i Ilir Kupës, arrestuar një muaj më parë në zonën e Kasharit, ndërsa vetë Fatos Sylaj është arritur të lokalizohet dhe arrestohet nga agjentët e policisë në Sauk, një banesë pranë spitalit të Sanatoriumit. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, avokatia e Sylajt ka pretenduar se klienti i saj nuk ka kryer asnjë krim në Shqipëri dhe nisur nga kjo situatë i ka kërkuar gjykatës që të caktonte një masë më të butë, deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe kërkesës për ekstradim të autoriteteve greke.

Nga ana tjetër prokuroria ka kërkuar lënien në burg të Sylaj, kërkesë e cila është miratuar nga gjykata. Fatos Sylaj është arratisur më 22 mars 2013 nga burgu grek, së bashku me shtatë shqiptarë të tjerë. Ai konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Marian Kolës, i cili u vra nga policia greke në përpjekje për të kaluar kufirin pas arratisjes nga burgu. Sipas autoriteteve greke, Fatos Sylaj është kreu i njërës nga degët e bandës së Marian Kolës, në të cilën bënte pjesë edhe i vrari Flamur Lika. Kjo bandë është përgjegjëse për 30 plaçkitje të armatosura në Korfuz, në Igumenicë dhe zona të tjera të Greqisë Perëndimore.

Në janar të këtij viti, policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Kupa, një tjetër pjesëtar i grupit të arratisur nga burgu. Më 22 mars 2013, Ilir Kupa, së bashku me 7 shqiptarë të tjerë, arriti të arratisej nga burgu i Trikallas, në Greqi. Gjatë arratisë së tij ai ishte nën shoqërinë e të arratisurit tjetër Marian Kola, teksa ky i fundit u vra në përpjekje për t’iu larguar policisë.

Pas arrestimit të Kupës, nga 8 shqiptarët që arritën të arratisen nga burgu i Trikallas, Ermal Lita u arrestua në muajin maj, pas grabitjes në supermarket në Greqi. Admir Murataj dhe Klement Cala, mendohet se janë larguar nga Greqia, ndërsa për Fatos Sylaj u tha se ka mundur të shkojë në Kosovë, por me sa duket, ky informacion ka qenë i rremë me arrestimin e Fatos Sylajt në Tiranë.

Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 70 persona brenda, mes tyre 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 70 persona brenda, mes tyre 3 të vdekur