Disa protestues kanë zgjedhur që në protestën e sotme të veshin bluza me mbishkrimin ‘Të gjithë jemi Erion’ në shenjë solidarizimi për të riun që u plagos dje në protestë.
Teksa tek bluza kanë stampuar edhe foton e Erionit, disa prej protestuesve kishin vendosur edhe një fashë në sy.
Erion Vishkulli dyshohet se në mes të kaosit mori një plumb gome në sy. Pas një ndërhyrje kirgjukale te Trauma, ai u nis sot për mjekim të specializuar në Itali.
Lajmi kryesor:
LIVE- Simbole në ditën e 13-të të protestës, digjen sërish karriget e dialogut! Lëndimi i Vishkulit, protestuesit me fasha në sy e bluza: Unë jam Erion! Lule e kroasantë efektivëve, hidhen kapsollë
LAJMET MË TË VLERËSUARA










