Mbeti në det të hapur pasi iu dëmtua mjeti lundrues në Gjipe, shpëtohet mrekullisht turistja britanike

VLORË- Një turiste britanike është shpëtuar mrekullisht në Gjipe, pasi rrezikoi të mbytej.

Turistja britanike ndodhej në det, në vendin e quajtur ”Shpella e Pëllumbave”, Gjipe, me mjetin lundrues tip “Kanoe”, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t'i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme