Tiranë-Policia e Tiranës ka nisur hetimin për administratoren dhe përgjegjësen në Sektorin e Monitorimit, pas një denoncimi nga një emsion investigativ se në ambientet e spitalit administroheshin mbetje të rrezikshme jashtë kushteve të sigurisë.
Denoncimi në emisionin STOP u bë nga një sanitare e QSUT-së e cila shprehte shqetësimin e saj se prej një muaji, nuk punonte autoklava, e për pasojë, mbetjet spitalore grumbulloheshin tek pajisja në një dhomë jashtë saj, në të gjithë godinën, duke krijuar një vatër infeksioni, që rrezikon të përhapet.
“Ne shkojmë gjatë natës, për të verifikuar situatën dhe shohim, që autoklava nuk punon. Kjo situatë është për disa ditë me radhë, edhe pse ngjitur me autoklavën, ka disa institucione, stomatologjia, gjimnazi “Eqerem Cabej”, si dhe shtëpitë mbështetëse”, thotë ajo për STOP.
Pas kësaj situate blutë njoftojnë se gjatë kontrollit të ushtruar gjetën qese me mbetje të rrezikshme spitalore jashtë kushteve të sigurisë.
Sipas bluve dy punonjëset akuzohen për veprën penale 'Menaxhimi i mbetjeve'.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetaset O. J., 33 vjeçe dhe M. H., 33 vjeçe, me detyra respektive administratore dhe përgjegjëse në Sektorin e Monitorimit në një pavion në QSUT, sepse pas njoftimit nga gazetarët e emisionit investigativ “STOP”, se në ambientet e spitalit administroheshin mbetje të rrezikshme jashtë kushteve të sigurisë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur disa qese me mbetje spitalore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.7%
-
Pak
82.4%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, shpallet në kërkim autori i plagosjes së 29-vjeçarit (EMRI)
29 Mars, 08:47
-
VIDEO/ 'O Braçe ku je', Rama batuta nga Njësia 5! Deputeti i 'ankohet': Shiko ndonjëherë Instagramin tim, s'bëhet qameti, ty të shohim që në mëngjes
28 Mars, 22:20
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim
28 Mars, 18:14
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, 25-vjeçari plagoset me armë zjarri! Autori në kërkim (EMRI)
28 Mars, 14:07
-
Jorida Tabaku takim me drejtuesit dhe punonjësit e një fasonerie: Industria në krizë nga politikat anti-biznes
28 Mars, 10:44
-
Berisha e akuzon si hajdut të pronave të kishës, Rama e ironizon me bufin e kënetës: Përçartje madhështore!
28 Mars, 10:38
-
Ballkaniada e MMA në Tiranë, Shqipëria siguron katër medalje ari
28 Mars, 10:08
-
Veliaj ndan videon nga Parku Rinia: Zemra pulsuese e Tiranës! Nga një kënetë e transformuam në hapësirë rekreative
27 Mars, 17:10
-
I prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e dhunuan me sende të forta, kapen dy kushërinjtë në Kamëz! Do hetohen në gjendje të lirë
27 Mars, 13:59
Ky është një krim mjedisor i rëndë dhe nuk duhet që përgjegjësia duhet të filloi që nga drejtori i përgjithshëm.
Përgjigju