"Mbetjet", burime: Mazhoranca
po përgatit tre ndryshime në ligjRiciklimi, kuotë kufizuese kompanive

po përgatit tre ndryshime në ligjRiciklimi, kuotë kufizuese kompanive">
Ligji mbetjeve pritet të ndryshohet. Burime nga maxhoranca bëjnë me dije se po negociohet që me të të ndiqet e njëjta procedurë si me ligjin për Kamerat e Sigurisë.
 
Kjo bën që dekreti i presidentit që kthen mbrapsht nismën, të pranohet dhe drafti të ndryshohet nga komisioni veprimtarisë prodhuese e më pas seancë, në 3 drejtime.
 
Së pari, pritet të ndërhyhet tek neni që lidhet me rolin e shoqërisë civile. Sipas burimeve, në ligj do të parashikohen fonde për Shoqërinë Civile për të ndjekur monitorimin e importit. Së dyti do të përcaktohet me ligj një kuotë limit importi mbetjesh në bazë të kapacitetit të çdo fabrike.
Së treti, ndarja e mbetjeve që në burim, sipas shembullit të bashkisë së Tiranës do ët jetë detyrim dhe për 60 bashkitë e tjera.
 
Por Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve nuk pranon asgjë tjetër përveç shfuqizimit të nenit të importit.
 
Këtë aktivistët e saj e konfirmuan pas takimit me Petrit Vasilin e LSI-së ku njoftuan dhe protestën e radhës në 30 tetor, ndërsa kryetari i grupit të LSI-së theksoi se vendimmarrja do të jetë për një moment të dytë.

"Ne do të vazhdojmë betejën përmes protestave kundër ligjit që i hap rrugë importit të mbetjeve. Çdo propozim tjetër për të ndryshuar ligjin do të ishte tradhti ndaj qytetarëve. Kemi besim se dhe LSI do t'i marrë në konsideratë mendimet tona, që nuk janë vetëm mendimet tona por të Shoqërisë Civile, qytetarëve të këtij vendi. Ne vendosmërinë tonë do ta shprehim në ditët në vijim, ku në datën 30 do të kemi një protestë masive përpara Piramidës", u shpreh Lavdosh Feruni i AKIP.
 
Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se për çështjen e Mbetjeve duhet zgjidhje ligjore. "Sot ishte dita për t’u thelluar në këtë argumente i cili është një argument delikat, imponon një seriozitet të lartë shoqërorë në radhë të parë, dhe si i tillë është mirë që pas dëgjimit të jemi akoma më të ndërgjegjshëm për gjithçka lidhet me fenomenin, zgjidhet ligjore, dhe gjithçka tjetër që lidhet me to. Në mënyrë që të gjithë të jemi të qetë edhe si politikan edhe si qytetar për të gjitha vendimet që marrim për sot por dhe për nesër", u shpreh Vasili. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën