Mbetjet e naftës derdhen në Vjosë, ambientalisti për Report Tv: Rrezik për jetën e egër, të nisë plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar

Një ditë më parë Report Tv trajtoi çështjen e derdhjes së mbetjeve të përpunimit të naftës nga kompania ‘Albpetrol’ në ujërat e Vjosës. Ambientalisti  Zydjon Vorpsi thotë se kjo do të ndikojë direkt në jetën e egër dhe habitatin e tyre në lumin Vjosa.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ambientalisti tha se pas shpalljes Park Kombëtar, tashmë përgjegjësia më e madhe për Vjosën edhe menaxhimi. Vorpsi thotë se duhen marrë masa për jetën e egër, pasi nëse vazhdon derdhja e naftës jeta e tyre është në rrezik.

“Shpallja e një Parku Kombëtar vjen me përgjegjësi menaxhimi, kemi Vjosën të ruajtur në letra, por tani krijohet përgjegjësia më  e madhe menaxhimi i saj. Menaxhimi ka të bëj me ruajtjen e vlerave që kanë çuar në rrugën drejt shpalljes Park Kombëtar. Duhen marrë masat se nëse nuk e përmirësojmë dot shumë popullatën e jetës së egër që është aty, më e pakta që duhet bërë është të ruhen në nivelin që ato janë.

Derdhja e naftës do ketë një ndikim në parametrat që tani janë të detyrueshëm të maten, bitumi i mbetur në ujërat e Vjosës do ndikojë direkt në jetën e egër. Do ndikojë në këto parametra që nesër pasnesër do tregojë një keqmenaxhim. Në momentin që e kemi shpallur park Kombëtar Duhet të merret patjetër në dorëzim nga autoritete e zonave të mbrojtura, duke bërë një menaxhim, heqje apo rehabilitim të pjesë të dëmtuara, flas për cilësinë e ujit por edhe peizazhin.

Me shpalljen Park Kombëtar, ambientalisti thotë se Vjosa do të tërheqë gjithashtu vëmendjen e shumë investitorëve për të ndërtuar resorte, cështje që sipas tij duhet patur kujdes që mos të kthehet në shkatërrim të natyrës.

“Presioni mund të shtohet, përveç digave do ketë dëshirë më të madhe nga investitorë për të ndërtuar resorte. Në momentin që Vjosa shpallet Park Kombëtar do ketë edhe një tërheqje më të madhe turistike dhe turizmi duhet t’i shërbejë ruajtjes së natyrës më tepër se shkatërrimi i saj”, tha ai.

Një tjetër problem për Parkun Kombëtar të Vjosës është edhe depozitimi i mbeturinave urbane nga banorët e fshatrave që shtrihen përgjatë shtratit të lumit.

Me vendim të Këshillit të Ministrave Vjosa u shpall Park Kombëtar, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa. E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë. Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denis: 20/03/2023 16:00

    Ky eksperti i mjedisit paska bere zbulim te madh qe mbetjet vrasin jeten e eger por kete e di dhe bufi more buf.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/03/2023 13:13

    Mirelaaaaa! Nuk ben dot nje pune sakllam jo se nuk do, por aq kupton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja