1702586804_policia.jpg

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon eshtrave të gjetura mbrëmjen e sotme në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”.

Në njoftim sqarohet se bëhet fjalë për mbetje kockore (gjysmë-kafkë) njeriu që dyshohet se është e vjetër dhe mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës nga ujërat e lumit të zonës.

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. 

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.  Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti”- thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Tepelenë, gjenden mbetje kockore, policia: Gjysmë kafkë e vjetër! Dyshohet se ujërat e lumit e sollën pranë një shpelle