Vetëm fundi i viti 2017 dhe fillimi i vitit 2018 është periudha kur shqiptarët mund të shkojnë në referendum për ligjin e importit të mbetjeve.
Ky konkluzion vjen nga politologu Afrim Krasniqi i cili përllogarit afatet ligjore për referendumet. Gjatë një interviste për REPORT TV, ai thotë se ligji i miratuar konsensualisht nga palët është bërë i tillë që të pengojnë sa më shumë të drejtën e sovranit për tu shprehur.
Por Aleanca Kundër Importit të Plehrave e sheh këtë si një opsion rezervë pasi do të ndjekë të gjithë hapat e tjerë, përmes protestës apo rrugët institucionale për të penguar hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Për Afrim Krasniqin, zgjidhje mbetet reflektimi i mazhorancës përballë zemërimit qytetar i cili është i njëjtë si në 2012. Ndërsa, Andi Tepelena i Shoqërisë Civile, propozon ngrirje të ligjit deri në momentin që Shqipëria të pastrohet përfundimisht nga plehrat e më pas të mendohet për import të tyre.
Pas miratimit të ligjit të mbetjeve në parlament, reagimi i Shoqërisë Civile ka qenë i ashpër e ku pritet që të zhvillojnë protestë masive këtë të shtunë.
Edhe demokratët e mbështesin këtë protestë, ndërsa kreu i PD Lulzim Basha e ka cilësuar gabim vendimin e qeverisë "Berisha" për ligjin e mbetjeve ndërsa një ditë më parë ky gabim u pranua edhe nga ish kryeministri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
mundshëm, Tepelena: Të ngrijë ligji">