Një ditë para protestës së paralajmëruar të shoqërisë civile kundër këtij ligji, i miratuar më 22 shtator në Kuvend, kryetari Meta iu referua edhe amendamentit të propozuar nga LSI për ligjin në fjalë, i cili, sipas tij, ka për qëllim pikërisht, monitorimin e zbatimit të këtij ligji mjaft sensitiv.
Meta theksoi se ka kërkuar Ministrit të Mjedisit, z. Koka, dhe Ministrit të Drejtësisë, z. Manjani, që detyrimi ligjor që u vendos në këtë ligj të shoqërohet edhe me iniciativa të tjera konkrete që realizojnë plotësisht monitorimin 100% nga shoqëria civile të zbatimit të ligjit.
“LSI sikurse e keni ndjekur, z Vasili në emër të grupit parlamentar të LSI, si përgjigje të skepticizmit, kërkoi të zbatohet në respekt të këtij ligji çdo veprim me Shoqërinë Civile. Shoqëria Civile ka mundësitë e kapacitete për të të verifikuar zbatimin e këtij ligji. I kërkova minstrit Koka dhe minstrit Manjani, që ky detyrim ligjor që u vendos në këtë ligj, të shoqërohet me iniciativa të tjera konkrete dhe të realizojmë plotësisht monitorimin”.
"Ne respektojmë shqetësimin e Shoqërisë Civile. Kjo është arsyeja pse është bërë amendamenti, ndaj kam kërkuar nga ministrat të shikojnë të gjitha hapësirat që monitorimi të zbatohet 100% në praktikë. Sa i takon referendumit ne mendojmë se u takon njerëzve ta vlerësojnë".
I pyetur se cili është mendimi i tij, pasi një deputet i LSI, Përparim Spahiu është shprehur se do të protestojë të shtunën me Shoqërinë Civile, Meta tha:
“E drejta e Spahiut që e ka nisur dhe ai fushatën e tij. Por amendamenti dhe është mbështetur nga shumica. Në dialog me Shoqërinë Civile, ministri Koka e Manjani do të shohin sesi zbatohet ligji 100% në praktikë”.
Si e komentoni referendumin e kërkuar për ligjin e mbetjeve dhe një pyetje të dytë. Pas ndarjes nga jeta të ish-kryebashkiakut të Kolonjës, LSI do të dalë me një kandidat të vetin në zgjedhje apo një kandidat nga ASHE?
Sikurse ju keni ndjekur, z. Vasili ne emër të grupit parlamentar të LSI-së në përgjigje të një skepticizmi apo mosbesimi edhe të një pjesë të mirë të opinionit publik, por edhe të shumë përfaqësuesve të nderuar të shoqërisë civile, kërkoi dhe u miratua ligji që kaloi në Kuvend, që monitorimi i zbatimit të këtij ligji të realizohet në respekt të këtij ligji nga shoqëria civile. Duke patur bindjen se shoqëria civile ka mjaft kapacitete të afta dhe i ka të gjitha mundësitë për të verifikuar zbatimin me korrektësi ekstreme të këtij ligji mjaft sensitiv.
Sot mund t’ju them që u kam kërkuar përsëri Ministrit të Mjedisit, z. Koka, dhe Ministrit të Drejtësisë, z. Manjani, që ky detyrim ligjor që u vendos në këtë ligj të shoqërohet edhe me iniciativa të tjera konkrete që realizojnë plotësisht monitorimin 100% nga shoqëria civile të zbatimit të ligjit. Sepse shqetësimi kryesorë është moszbatimi korrekt i ligjit.
Sapo përmendët shoqërinë civile z. Meta, por shoqëria civile kërkon referendum për ligjin e mbetjeve, madje dhe një deputet i LSI-së, z. Spahiu konkretisht, deklaroi se do dalë përkrah protestuesve për këtë ligj...
Është e drejtë e z. Spahiu aq më tepër që ka nisur edhe ai fushatën e tij. Unë mund të them që ne respektojmë shqetësimin e shoqërisë civile, kjo është arsyeja që është kërkuar nga grupi parlamentar i LSI-së, nga z. Vasili konkretisht amendamenti dhe është miratuar e mbështetur nga shumica. Kam kërkuar sot edhe nga Ministri i Drejtësisë dhe ai Ministri i Mjedisit, edhe në dialog me shoqërinë civile të shikojnë të gjitha hapësirat që ky monitorim të mos mbetet thjesht në ligj por të realizohet 100% në praktikë. Ndërsa sa i takon çështjes së referendumit, çdo iniciativë qytetare ne e respektojmë, por sa i takon iniciativave partiake, mendoj se ato e polizitojnë debatin veçse më shumë.