Pas 6 ditësh, ka rënë intensiteti i 'resë' toksike në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. Report TV sjell pamjet me dron nga landfilli, ku edhe pse flakët janë vënë nën kontroll, djegia e mbetjeve ka vijuar prej ditësh për shkak të grumbullit masiv të tyre, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Aktualisht në terren janë 22 forca dhe 5 automjete zjarrfikëse që po punojnë për të normalizuar totalisht situatën. Ministria e Mbrojtjes tha se në terren janë edhe një grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit.
Banorët e fshatit Bradashesh, që jetojnë pranë vendgrumbullimit, kanë shprehur më herët për Report TV shqetësimin se shëndeti i tyre është i rrezikuar për shkak të ajrit të ndotur.
Dy ditë më parë, një grup i specializuar nga Co-PLAN dhe Milieukontakt monitoruan situatën në terren dhe vlerësuan ndikimet e zjarrit në cilësinë e ajrit.
Përqendrimet e ndotësve të ajrit të regjistruara vetëm pak orë pas shpërthimit të zjarrit rezultuan mbi normat e pranuara nga BE dhe me pasoja serioze për qytetarët. Siç thonë ekspertët, në mjedis, një ditë pas zjarrit niveli i dioksidit të karbonit (CO₂) ishte rreth 521 – 794 ppm.
Në ajër u gjet gjithashtu një nivel i lartë metani, 3-4 fish më lart se normalja, që sipas ekspertëve përbën rrezik potencial për shpërthime dhe ul nivelin e oksigjenit në nevojshëm për frymëmarrje.
Xh.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.9%
-
Të gabuar
37.6%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 2381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese të pabanuar, policia nis hetimet
17 Mars, 14:31
-
Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro në qendër të Elbasanit
15 Mars, 16:08
-
Përfshihet nga flakët një automjet në Prrenjas, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme
15 Mars, 14:54
-
Mbyllet me dhunë Flamurtari-Elbasani, tifozët vendas tentojnë të godasin lojtarët miq! Verdheblutë marrin 3 pikët në Vlorë (VIDEO)
14 Mars, 18:07
-
Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan, nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit (VIDEO)
14 Mars, 14:59
-
Pamjet me dron/ Të gjithë në Elbasan për Ditën e Verës, sheshi kryesor ‘gëlon’ nga qytetarët
14 Mars, 13:57
-
Turma njerëzish ‘pushtojnë’ sheshin kryesor në Elbasan, vogëlushët sjellin gëzim e hare me shfaqjen e Karnavaleve
14 Mars, 09:53
-
Dita e Verës/ Ballokume, verore dhe festime në çdo qytet të Shqipërisë, Elbasani mbetet ‘shpirti’ i festës (PAMJE ME DRON)
14 Mars, 07:18
-
Nesër Dita e Verës, Elbasani nis festimet, qytetarë të shumtë në shesh për të ndjekur koncertin (PAMJE ME DRON)
13 Mars, 22:56
-
Dita e Verës në Elbasan, jo të gjitha traditat e lashta po ruhen! Studiuesi: Djali duhet të shkelë i pari në pragun e shtëpisë
13 Mars, 18:45
-
Dita e Verës/ Për herë të parë në Elbasan hapet panairi i bujqësisë! Kryebashkiaku Llatja: Interes i shtuar për traditën dhe kulinarinë tonë
13 Mars, 18:05
-
Përkrahu disa kriminelë, pezullohet nga detyra polici i patrullës në Elbasan! Burime: Dyshohet se i shoqëronte në komisariat dhe më pas i lironte (EMRI)
13 Mars, 14:37