Vijon beteja e banorëve të Mbrostarit në Fier kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve.
Një përfaqësi e banorëve është takuar me prefektin e qarkut Xhevit Bushaj, ku i kanë kërkuar atij të anuloje vendimin e këshillit bashkiak për ndërtimin e impiantit.
Gjatë takimit ka pasur edhe momente tensioni mes prefektit dhe banorëve, teksa këta të fundi ti janë drejtuar me fjalët 'Ti je shteti, sytë i kemi te ti'.
Mësohet se prefekti Bushaj i ka thënë banorëve se vendimi i Këshillit Bashkiak të Fierit për ndërtimin e impiantit është nul, pasi nuk është zbardhur nga bashkia dhe nuk ka shkuar për prefekturë për t'u firmosur.
Pas takimit me prefektin, banorët kanë vijuar sërish protestat, duke bllokuar aksin rrugor Lushnje-Fier për disa minuta, më pas situata është normalizuar.
Ata thonë se nuk do të lejojnë ndërtimin e impiantit në zonën e tyre.
[gallery]19850[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO