Mbetjet, PD rikthen debatin, Shalsi:
U miratua nga Delegacioni i Evropës

Mbetjet, PD rikthen debatin, Shalsi:<br />U miratua nga Delegacioni i Evropës
Debati për ligjin e mbetjeve është kthyer përsëri në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj ka akuzuar se kreu i këtij Komisioni Eduard Shalsi qëllimisht nuk po sjell dekretin e presidentit që ktheu për rishikim këtë ligj.
 
"U soll në këtë komision nga mesi i korrikut, kaloi me shpejtësi, është projektligj me rendësi kombëtare dhe ka marrë minimumin historik të votave, 63.
 
Shqetësimi që kam është që nuk duam të bëhemi palë, që deputetët nuk po përmbushin misionin, por nuk jemi ne, por ju që nuk po e sillni në komision
" tha ajo.

Shalsi tha se ligji nuk është risjellë në komision për shkak se disa deputetë kanë kërkuar më shumë sqarime mbi të.
 
Ai solli gjithashtu në vëmendje edhe përgjigjen e Delegacionit Evropian, i cili e vlerësoi ligjin si të përshtatshëm me legjislacionin në BE.

"Nuk ka një afat për shqyrtimin e dekretit, por një afat nga shqyrtimi në komision te seanca plenare.
 
Dhe meqenëse se në vëmendjen time ka disa deputetët kanë sugjerime më kanë kërkuar që ta diskutojmë në komision në një moment oportun.
 
Nëse keni dicka konkrete për të thënë, pse argumenti kryesor i Presidentit është dhe thotë se është në kundërshtim me Komunitetin Europian, ku delegacioni jep përgjigjen dhe thotë të kundërtën
".
 
Ndryshimet për Ligjin e Integruar të Mbetjeve u miratuan nga Kuvendi, por u kthyen për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)