"Mbetjet", Përparim Spahiu: Në 1
Tetor, në protestë me Shoqërinë Civile

Tetor, në protestë me Shoqërinë Civile">
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i cili abstenoi në Kuvend gjatë miratimit të ligjit për importin e mbetjeve, do t'i bashkohet protestës së Shoqërisë Civile në 1 Tetor.
 
Spahiu shkruan në rrjetin social Twitter se protestuesit kanë të drejtë dhe ai do të jetë bashkë me ata.
 
"Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë", shkruan Spahiu.
 
Shoqëria Civile ka paralajmëruar zhvillimin e një marshimi  proteste në datën 1 Tetor, nga monumenti i Pavarësisë, në drejtim të Kryeministrisë.  
 
Protestuesit kundërshtojnë importimin e mbetjeve në Shqipëri, me pretendimin se në dogana mund të hyjnë mbetje dhe lëndë të rrezikshme. Edhe mbetjet e riciklueshme, sipas skeptikëve, mbartin rrezikshmëri për shëndetin e popullsisë për shkak të tymrave që lëshojnë në ajër. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO-s pas 10 vitesh, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet

Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO-s pas 10 vitesh, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet