Mbetjet,PS:Ligji kalon të enjten
do importohen të riciklueshmet

Mbetjet,PS:Ligji kalon të enjten<br />do importohen të riciklueshmet
Ligji i mbetjeve është diskutuar gjatë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
 
Shfuqizimi i ligjit të qeverisë Berisha për importin e mbetjeve, ishte vendimi i parë i qeverisë Rama, ndaj rikthimi i tij ka shqetësuar jo vetëm ambientalistët por dhe vetë deputetët.
 
Që prej 2013-s Shqipëria nuk importon më mbetje të riciklueshme dhe industria e përpunimit të tyre është drejt falimentimit sipas deputetit Eduard Shalsi, Ervin Bushati të PS-së dhe Bujar Derveni të LSI-së, që me ligj synojnë të riligjërojnë importin.
 
Megjithatë lista e mbetjeve të lejuara është reduktuar në 5 lloje, nga 26 që ishte në ligjin e vjetër.

"Sot, grupi ka një draft që pasqyron të gjitha shqetësimet që kanë pasur jo vetëm anëtart e grupit parlamentar, por edhe deputetë të tjerë, anëtarë të Shoqërisë Civile dhe ambientalistë të ndryshëm. Ka dy tre muaj që po diskutohet për këtë. Mendoj se sot kam paraqitur një draft akoma më të mirë se ai që ishte propozuar 2-3 vite më parë", u shpreh Shalsi. 

I pyetur nëse nisma e tij ka gjetur mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Shalsi tha se kjo do të shihet të enjten në seancë. 

Vetë kryeministri para se të largohej nga mbledhja me deputetët, ka deklaruar se vendimi i 2013-s ishte drejtë, por tashmë kushtet kanë ndryshuar.
 
Me vendimin e Këshillit të Ministrave ku do të përcaktohet lista e mbetjeve jo të rrezikshme që do të futen në territorin shqiptar, sipas tij, procesi do të jetë më i kontrolluar.
 
Variantit të Shalsit, deputetët socialistë i kanë shtuar amendamente, duke ndaluar importin e plehrave për qëllim djegien në territorin tonë. Po importuesi duhet të provojë se i ka përpunuar të gjitha mbetjet e future në Shqipëri prej tij, sipas llojit dhe kodit që ka marrë autorizimin.
 
Kush importon mbetje të rrezikshme jashtë listës gjobitet nga 3.5 milion deri në 5 milion leke. por edhe nëse plehrat e importuara bëjnë pjesë në listë, por biznesmeni nuk ka autorizim, gjoba shkon deri ne 2 milion leke.


  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës