Mbetjet, Rama pranon: Gabova
me mungesën e informacionit

Mbetjet, Rama pranon: Gabova<br />me mungesën e informacionit
Kryeministri i vendit Edi Rama në rubrikën ‘Komunikimi javor” ka folur për ligjin e mbetjeve ku ka thënë se partia Demokratike po tremb qytetarët duke bërë rolin e gogolit për këtë ligj që në fakt synon të pastrojë Shqipërinë nga mbetjet.
 
Kryeministri ka thënë se qeveria është e vendosur që të pastrojë Shqipërinë nga plehrat e mbetjet, për rrugën e ndërtimit të Shqipërisë së gjeneratës tjetër dhe se për këtë nuk ka kthim prapa, ndonëse ka shtuar se ndjehet përgjegjës se nuk ka informuar mjaftueshëm qytetarët për këtë ligj.

Ai ka shtuar se ligji i miratuar nga kjo qeveri, ndryshe nga sa miratoi qeveria Berisha jep një listë të kufizuar mbetjesh, por aktualisht ka një mungesë informacioni nga qytetarët për të cilët do të ketë komunikime për çdo gjë që ata nuk e dinë.

Por Rama është shprehur i vendosur se për këtë ligj nuk ka kthim prapa ashtu sikurse nuk ka hije dyshimi për një kapitull të ri, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Duke u ndalur tek mundësia e falimentimit të industrisë së riciklimit të mbetjeve, ai tha se kjo do të ishte katastrofike për ekonominë e vendit por edhe buxhetin e familjeve të atyre që janë të përfshirë në këtë sektor.

Kryetari i Partisë Demokratike ndërkohë në një reagim në rrjetin social Facebook ka thënë se kryeministri Rama ka kaluar ligjin tinëzisht dhe se po mundohet ti bëjë për budallenj shqiptarët.

Edi Rama: “Partia Demokratike është kthyer në një gogol ku përmes shpikjeve të ideve absurde po përpiqet që të frikësojë qytetarët për drogën, ilaçet, ushqimet, plehrat e gjithçka tjetër. Në botë dallimi mes plehrave e mbetjeve që riciklohen për të mbrojtur mjedisin duke u kthyer në përfitim është dallim sa i qartë sa nata e dita. Kjo ishte më e mira e madhe e debatit që kapi kulme haluçinante për shkak të orkestrimit politik e mediatik me alarme false. Ne kemi vepruar me qartësi e vendosmëri, duke pastruar sektorët nga hajdutëria e borxhet sa një mal dhe për të hapur rrugën ekonomike dhe pastruar vendin nga epidemia e ndërtimeve pa leje, për të pastruar arsimin dhe kanceri i korrupsionit, universitetet që shisnin diploma e nuk jepnin dije, pastruar kanalet ujitëse që kanë përvëluar mijëra hektar tokë dhe rrënuar familje në fshat nga mungesa e ujit. Për të pastruar policinë nga pisllëku kanceroz, jemi shumë të vendosur që të pastrojmë Shqipërinë edhe nga plehrat nga mbetjet e kultura e vjetër e mosrespektimit të përbashkët. Jam i gatshëm që të diskutoj për përmbajtjen e ligjit më këdo. Nuk ka kthim prapa e hije dyshimi mbi ligjin që hap kapitull të ri për Shqipërinë e gjelbër. Ky ligj e blindon synimin tonë për importin e mbetjeve nga jashtë, ky import është i ndaluar sepse në ligj është e shkruar ajo çka nuk ishte e shkruar në ligjin e vjetër. Ndalohet djegia apo groposja e mbetjeve të rrezikshme. Në Shqipëri ndalohet importi i plehrave dhe djegia apo groposja e tyre. Shpëton industrinë e riciklimit nga një falimentim që sjell përfitime për ata që punojnë në këtë sektor. Do ishte katastrofik falimentimi i këtyre kompanive pasi 120 mijë ton mbetje do mbeteshin rrugëve dhe do rëndonin situatën e fushave të plehrave afër qyteteve. Ligji ir i është baza e një Shqipërie më të pastër dhe bllokimi i importit Shqipëria do ishte keqas nga falimentimi. Ligji i ri nuk e lejon dhënien e licencave për mbetje alumin, dru apo letër nëse ai nuk ka fabrikë. Ligji ir i ndalon fabrikat të importojnë më shumë sesa kapaciteti i tyre teknologjik. Këto mbetje janë lëndë të para që futen në riprodhim. Asnjë fabrikë nuk ka arsye të blejë më shumë sesa mund të përpunojë. Ligji përcakton vetëm tre pika doganore në vend për kalimin e tyre. Sot doganat mund të kontrollojnë gjithçka hyn apo del. Të gjitha subjektet nuk importojnë dot asnjë lloj mbetje pa pasur autorizim nga autoritetet shtetërore nga vendi që importon. Mafia është armiku më i madh i industrisë së riciklimit pasi asaj i duhen plehra për ti djegur apo groposur. Ky ligj është për Shqipëri më të pastër. Ndarja që në burim ka filluar në Tiranë e do shtrihet në të gjitha baskitë e vendit. Suksesi i kësaj beteje varet nga bashkëpunimi i qytetarëve. Politikanët sharlatanë ti lëmë në kazanë bashkë me mediat që iu vijnë nga pas” tha Rama ndër të tjera.

Lulzim Basha: “Ed Mashtrusi beri sot mashtrimin e rradhes. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.
3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.
Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen” ka shkruar Basha

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit