Mbetjet, Rama: Ushqehen 30 mijë
persona, qeveria bëri punë të mirë

Kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video nga një fabrikë që riciklon mbetje.
 
Rama shprehet se janë 3273 të punësuar direkt në fabrikat e riciklimit, ndërsa rreth 30 mijë të tjerë që ushqehen.
 
Sipas kryeministrit, qeveria u jep me ligj të drejtën këtyre fabrikave të blejnë lëndë të parë (mbetje letre, alumini, plastike apo druri) që pastaj eksportohet dhe futet në prodhim!
 
“Gjithçka e qartë, e pastër, jetike jo vetëm për këtë industri që rrit punësimin dhe ekonominë, po është garanci për një Shqipëri më të pastër nesër”.
 
Për të gjithë kritikët, Rama thotë se ligji i plehrave nuk është kthyer, por kemi bërë një ligj të ri.
 
Statusi i plotë i Ramës në Facebook

Ja një tjetër fabrikë që lëngonte drejt falimentit dhe që sot thjesht ka fituar të drejtën të blejë lëndë të parë jashtë!
Mbajeni mirë parasysh:

3.273 punonjës të punësuar direkt në fabrikat e riciklimit; rreth 30 mijë të tjerë që ushqehen, duke i furnizuar këto fabrika me mbetje të riciklueshme vendore; fabrika për ndërtimin e të cilave janë investuar në vite 273 milionë euro dhe punojnë me 25% të kapacitetit, sepse nuk kanë të drejtë të blejnë lëndë të parë jashtë!

Qeveria u jep me ligj të drejtën këtyre fabrikave (dhe vetëm këtyre) të blejnë lëndë të parë (mbetje letre, alumini, plastike apo druri) që pastaj eksportohet dhe futet në prodhim! Gjithçka e qartë, e pastër, jetike jo vetëm për këtë industri që rrit punësimin dhe ekonominë, po është garanci për një Shqipëri më të pastër nesër!

Dhe një grusht politikanësh të diskredituar e mediash pranë tyre, duan me çdo kusht të alarmojnë publikun me fantazmën e plehrave të importit që ISHIN DHE JANË TË NDALUARA! SEPSE NUK KEMI KTHYER LIGJIN QË ANULLUAM, po kemi bërë NJË LIGJ TË RI!

Kush do të dëgjojë, e kupton pa vështirësi se qeveria ka bërë një punë të mirë për vendin e për njerëzit, ndërsa politika e vjetër e rrënimit vazhdon avazin e vet në kurriz të vendit e të njerëzve!

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A