Mbetjet spitalore dhe furnizimi me barna, Task Forca Antikorrupsion ‘furtunë’ në spitalin e Vlorës
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Task Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll administrativ dhe ka konstatuar një sërë shkeljesh në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë ka rekomanduar disa masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të këtij spitali. Rezultatet e kontrollit në lidhje me prokurimet publike dhe ekzekutimin e kontratave në fushën e trajtimit, menaxhimit dhe evadimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore, furnizimit me medikamente dhe të tjera i bëri të ditura sot përmes një konference për shtyp, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, e cila tha se janë rekomanduar 18 masa disiplinore, mes tyre drejtues dhe mjekë është rekomanduar.
Nga këto janë rekomanduar 9 masa disiplinore, “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për monitorimin e kontratave, për mospërmbushjen e detyrimeve të përcaktuara ligjore, për ish-Drejtorin e Spitalit, aktualisht në detyrën e mjekut në këtë spital dhe 8 personat përgjegjës anëtarë të komisioneve të prokurimit dhe të komisioneve përgjegjës dhe 9 masa disiplinore, “vërejtje me shkrim”, për shkelje në procedura prokurimi, për Drejtuesin e Spitalit dhe 8 personat përgjegjës anëtarë të komisioneve të prokurimit.
Sipas ministres Gjonaj, Task Forca Antikorrupsion ka konstatuar mungesa të mbulimit me shërbimin për evadimin e mbetjeve të rrezikshme në disa periudha gjatë vitit 2018, shkelje të procedurave dhe rregulloreve në kontratat e shërbimit mbi realizimin e procesit të evadimit të mbetjeve dhe mangësi në dokumentacionin përkatës.
Edhe strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 9 vepra penale në fushën e korrupsionit. Janë proceduar penalisht 23 autorë, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët 3 autorë janë arrestuar dhe 20 autorë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 3183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
-
U dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërron jetë i burgosuri
16 Tetor 2024, 11:07
-
Foshnja 5 ditëshe vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi
7 Tetor 2024, 16:06
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator 2024, 14:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55
-
Hajduti vjedh 4 celularë në spitalin e Vlorës, momenti kur futet natën në dhomat e pacientëve
4 Shtator 2024, 14:22
-
Gabimet që bëni me ilaçet të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin
31 Korrik 2024, 16:49
-
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
20 Korrik 2024, 15:06
Une jam nje qytetar i vlores ne lagjen skel dhe kur mendoj se cfare ilacesh kam blere deri dje ne farmaci dhe me cfare jam kuruar. Shyqyr qe erdhi kjo dit
PërgjigjuBravo e madhe per kete aksion ne qarkun e vlores sepse mund te ishin dhene kto ilace te skaduara qytetarve
PërgjigjuNje gje mjaft e mire dhe efikase nga ministja gjonaj duke pare se si vidhen parat e popullit nga tendera e paligjshem.
Përgjigju