Mbetjet urbane, Basha: Projekti
ka ngecur tek vullneti politik

Mbetjet urbane, Basha: Projekti<br />ka ngecur tek vullneti politik
TIRANE- Menaxhimi i mbetjeve urbane është tema e diskutimit që kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme me studentët. Basha tha se institucioni që ai drejton po punon për një Tiranë evropiane, ndërsa u ndal edhe tek bashkëpunimi me Bankën Botërore për realizmin e projektit urban.

Ndërkaq, kryebashkiaku Lulzim Basha prezantoi sot para shoqatave mjedisore projektin për menaxhimin e mbetjeve, projekt i cili ndryshon rrënjësisht për 20 vitet e ardhshme mënyrën e mbledhjes dhe trajtimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës.

“Ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje dhe në momentin që Banka Botërore, IFC dhe Bashkia e Tiranës bashkuan vullnetet e tyre. Me mbështetje të plotë politike edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës ne dedikuam afro 150 mijë dollarë, BB dedikoi 500 mijë dollarë dhe së bashku mundësuam kreditimin e studimit të fizibilitetit dhe projektit që do i hapte rrugë këtij modeli të ri, projekt i cili u krye nga ekspertët më në zë dhe përvojën më të suksesshme në grupin e ekspertëve ku ka akses BB. Kriteri i parë është brenda një viti, të gjithë kontenierët e plehrave brenda Unazës së Vogël të Tiranës do të ishin nëntokësorë dhe të diferencuar; Kriteri i dytë ishte që ky shërbim do të shtrihej në të gjithë qytetin e Tiranës brenda tre vitesh nga nisja e kontratës së sipërmarrjes; Kriteri i tretë ishte që asnjë qindarkë më shumë nuk do të paguhej nga qytetarët e Tiranës për këtë shërbim si tarifë, se sa ç’paguhet apo ç’duhet të paguhet sot, tarifë e cila mblidhej deri para tre vitesh në nivelin 15 % dhe që sot mblidhet në nivelin 85 %, çka është meritë pa dyshim edhe e ndërgjegjësimit të qytetarëve të Tiranës që trajtimi i plehrave, mbetjeve urbane është një shërbim i cili kushton dhe pa e paguar nuk mund ta kemi”, u shpreh Basha.

Por sipas kryebashkiakut Basha projekti urban ka ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik për të vijuar më tej me realizimin e tij. Fjala e plotë Lulzim Bashës për mbetjet urbane

“Kemi mbetur tek vullneti politik. Që Tirana të ketë kontenierë nëntokësorë brenda tre vitesh në të gjithë qytetin, vitin e parë brenda Unazës së Vogël, pa paguar asnjë lek më shumë, as qytetari, as Bashkia, as qeveria. Kërkohet vullneti politik që kjo skemë konçesionare e hartuar me ekspertizën më të mirë botërore të vihet në funksionim. Kërkohet as më pak e as më shumë por bashkëfirmosja sipas ligjit, për të hapur proçedurën konçesionare”, theksoi Basha.
 
Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh qytetar edhe sa i takon mbetjeve urbane, dhe depozitimit të tyre në vendet e duhura.

PDF - Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës‏

mbetjet urbane
mbetjet urbane
mbetjet urbane
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit