Mbetjet urbane zëvendësohen me ullinj e pemë bliri në Krujë, Çuçi: Dhurata më e mirë që u bëjmë fëmijëve

Një nga fushat në krah të bashkisë së Krujës, prej vitesh e shndërruar në një vend grumbullimi mbetjesh ilegal, është rikthyer në dinjitetin e dikurshëm. Mbetjet urbane janë zëvendësuar me pemë.

“Tashmë e gjithë sipërfaqja është pastruar nga Bashkia e Krujës dhe me ndihmën e Mileu Kontakt (Milieu- kontakt) tashmë ne jemi duke e pyllëzuar me bli. E kemi filluar me ullinj dhe po e mbyllim me bli duke shpresuar që në një të ardhme të afërt të kthehet në një fushë për argëtimin e qytetarëve, në një lulishte për qytetin e Krujës”, tha zëvendës ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi.

Ajo tha se “kjo është dhurata më e mirë që mund ti bëjmë vetes tonë, kjo është dhurata më e mirë që mund ti bëjmë fëmijëve tanë por edhe komunitetit tonë, të mbjellim sa më shumë pemë për të krijuar oksigjenin tonë”. Për sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë së Krujës, ky është shembulli më i mirë që tregon vëmendjen e shtuar të qeverisë përtej Tiranës. 

“Ky është një rast për të dhënë një shembull mjaft të mirë për ti kthyer krujës traditën që ka pasur që në kohën e Skënderbeut, që çdo çift i ri mbillte nga një pemë dhe besojmë që prezenca e zëvendës ministers sot tregon një vëmendje të kthyer dhe të munguar për qytetin e krujës, që për shumë dekada ka qenë një nga qytetet më të pastra të Shqipërisë”, tha sekretari i Përgjitshëm i Bashkisë së Krujës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?