Përdorimi i kësaj zone nga bizneset për hedhjen e mbetjeve të ndryshme e ka rënduar së tepërmi situatën e ndotjes. Ajo që është më shqetësuese është fakti se mbeturinat hidhen në një zonë të mbrojtur siç është bregu i lumit Vjosë.
Fenomeni i ndotjes së këtij lumi është evidentuar edhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, drejtoresha e këtij institucioni shprehet se problem i ndotjes i ka kaluar organeve kompetente, por deri tani nuk është marrë asnjë masë dhe hedhja e mbeturinave vijon rrisë hapësirën gjeografike të ndotjes në këtë zonë
“Problemi i mbetjeve fillon që nga ku buron Vjosa deri në grykëderdhje. Grykëderdhja është pjesa që e vuan më së shumti pasi është pjesa ku grumbullohen të gjithë mbetjet e marra nga të gjithë fshatrat në vijën e lumit. Është një problem real që ne e kemi evidentuar dhe kemi njoftuar edhe institucionet përgjegjëse.”, tha Lorela Laza,j drejtoresha e zonave te mbrojtura
Sa here Vjosa del nga shtrati pirgje te tera mbetjesh derdhen në det. Më herët është denoncuar edhe nga banore pasi rezervuaret e ujit te pijshëm janë në nivel më poshtë nga vendi ku hidhen plehrat, çka rrezikon edhe ndotjen e ujit te pijshëm. Report tv do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të kësaj situate deri në zgjidhjen e problematikës së krijuar.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO




