SHKODËR- Forcat e ushtrisë kanë nisur sot aksionin për pastrimin e plehrave në të gjithë territorin vendit.
 
Aksioni ka nisur fillimish në pikat kufitare veriore të vendit në Han të Hotit, Muriqan dhe akse nacionale të vendit deri në kryeqytet.
 
Nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se janë mbi 1 mijë forca të ushtrisë dhe rreth 80 automjete që kanë nisur aksionin e pastrimt të mbeturinave nga akset nacionale dhe rrugët dytësore të vendit, këto kanë qenë edhe objektivi kryesor i pastrimit në këtë aksion.
 
Pas Shkodrës forcat e ushtrisë kanë zhvendosur aksionin e pastrimit në qytetin e Lezhës për të vijuar në ditët e ardhshme më jugun e vendit. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)