Mbi 1 mijë studentë italianë te 'Zoja e Këshillit të Mirë': Kemi dëgjuar fjalë të mira për universitetin (VIDEO)

TIRANË- Nikolina është me origjinë nga Kameruni, por familja e saj jeton prej shumë vitesh në Itali. Si ajo janë dhe më shumë se 1 mijë të rinj Italian dhe jo vetëm, u testuan për të vazhduar për mjekësi të Përgjithshme, Kirurgji, Odontoiatri, Infermieri dhe Fizioterapi, programe studimi që ofrohen Zoja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata, të Romës. 

Universiteti Katolik “Zoja e Keshillit të Mire” është hapur në vitin 2004 dhe ofron programe studimi duke lëshuar diploma të përbashkëta apo të dyfishta të njohura në BE e me gjerë, në bashkëpunim me universitetet prestigjioze partnere italiane. Konkretisht, dje u zhvillua testimi i pranimit për shtetasit e BE për degët Mjekësi e Përgjithshme e Kirurgji dhe Odontoiatri, programe studimi që ofrohen në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata, të Romës. Në dt. 06.10.2022 do të zhvillohen testimet e pranimit për programin e studimit Infermieri dhe Fizioterapi në bashkepunim me të njejtin Universitet. 

Gjithashtu Universiteti ofron programin e studimit në Farmaci dhe në Ekonomi në bashkepunim me Universitetin e Studimeve Aldo Moro të Barit dhe programin e studimit në Arkitekturë në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Firences. Po ashtu Universiteti ofron dhe programe studimi të ciklit të dytë master, të ciklit të tretë doktoratura dhe shkolla specializimi ne Mjekësi.

Nikolina në Shqipëri vjen për herë të parë, dhe kjo për një qëllim. Të shohë nga afër universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, që do që ti besojë të ardhmen e saj në mjekësi. Dita e parë këtu i ka kaluar pritshmëritë e saj.

“Jam nga Itali, por origjina ime është nga Kameruni. Kisha një mik që ka frekuentuar fakultetin e stomatologjisë dhe ndaj erdha. Shpresoj të fitoj testimin e mjekësisë. Do doja të specializohesha në psikiatri. Kampusi shumë i bukur, i gjelbëruar dhe i pastër. Është dita ime e parë në Shqipëri. është një eksperiencë shumë e bukur”, tha ajo. 

“Është një universitet prestoigjoz dhe duke qenë jashtë italisë më nxjerr nga zona e komfortit. Më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe pse është vetëm dita e testimit. Dhe do të doja të ndiqja mjekësisë”, tha një student.

Përshtypjet e para për këtë shkollë për ta janë shumë të mira, teksa thonë se ishin rekomandimet që kanë marrë nga miqtë e tyre, që i shtynë të vijnë për të ndjekur shkollën e lartë këtu.

“Ma kanë rekomanduar si një universitet presigjoz. Me një program studimi të vlefshëm për të ardhmen. Unë do të doja të studioja mjeksi dhe stomatologji”, tha Bianka nje tjeter kandidate.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027