Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë
Anije me emigrantë duke lundruar për në portin La Restinga, Spanjë
Më shumë se 10.000 imigrantë humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në Spanjë përmes detit, sipas një raporti të publikuar të enjten nga një grup spanjoll për të drejtat e emigrantëve.
Kjo shifër nënkupton se 30 emigrantë kanë vdekur mesatarisht çdo ditë në vitin 2024 gjatë përpjekjeve për të shkuar në Spanjë përmes anijeve, tha grupi Caminando Fronteras.
Sipas raportit numri i të vdekurve u rrit për 58 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Dhjetëra mijëra emigrantë u larguan nga Afrika Perëndimore më 2024 në drejtim të Ishujve Kanari të Spanjës, të cilët ndodhen në afërsi të bregdetit afrikan, që është përdorur bujshëm si pikënisje drejt kontinentit të Europës.
Caminando Fronteras tha se shumica e 10.457 vdekjeve të regjistruara deri më 15 dhjetor ndodhën përgjatë të ashtuquajturës rruga atlantike, e cila cilësohet si njëra prej më të rrezikshmeve në botë.
Kjo organizatë mbledh shifrat nga familjet e emigrantëve dhe nga të dhënat zyrtare të atyre që shpëtohen.
Në mesin e të vdekurve ishin 1.538 fëmijë dhe 421 gra. Ndërkohë prilli dhe maji ishin muajt më vdekjeprurës, sipas raportit.
Caminando Fronteras gjithashtu theksoi një “rritje të madhe” më 2024 të emigrantëve që nisen nga Mauritania, e cila është bërë pikënisja kryesore në rrugën drejt Ishujve Kanari.
Në shkurt, Spanja ia dha Mauritanisë 210 milionë euro për ta ndihmuar t’i luftojë trafikantët që merren me transportin e emigrantëve dhe të mos i lejojë anijet me emigrantë të nisen drejt ishujve të saj.
Ministria e Brendshme e Spanjës shprehet se më shumë se 57.700 emigrantë mbërritën në Spanjë përmes anijes deri më 15 dhjetor këtë viti, që është një rritje prej rreth 12 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Shumica e tyre erdhën përmes rrugës së Atlanikut./Associated Press
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
42.1%
-
Të gabuar
53.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9076
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit
11 Shkurt, 10:17
-
Kongresi i Ndërkombëtar i Ligjit 2027 në Shqipëri, Rama mban fjalën në Madrid: Njerëz nga shumica jonë po japin llogari para drejtësisë, e dinim e s'pendohemi
8 Shkurt, 11:26
-
Rama intervistë me El Mundo: Afganët nëse duan mund të qëndrojnë! Për zgjedhjet në Kosovë s'kam preferencë! TikToku toksik, pezullimi punë ditësh
8 Shkurt, 10:34
-
Marrëveshje me Spanjën si me Italinë? Rama në Madrid: Nuk e shoh të mundshme! Duhet politikë e përbashkët europiane për të luftuar emigracionin
7 Shkurt, 18:29
-
VIDEO/ Barcelona 'shuplakë' Valencias, katalanasit fitojnë 0-5 dhe gjejnë gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
7 Shkurt, 10:47
-
Rama në Spanjë, pritet në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Felipe VI! Kongresi Botëror i Ligjit 2027 sjell në Tiranë 3 mijë juristë (VIDEO)
7 Shkurt, 10:30
-
Rama në Spanjë, zbardhet axhenda, nesër pritet nga Mbreti Felipe VI! Nënshkruhet marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit 2027 që do mbahet në Tiranë
6 Shkurt, 19:28
-
Tirana pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027, Rama drejt Spanjës: Do mirëpresim edhe samitin e NATO-s dhe europianin e futbollit të të rinjve! Kush i imagjinonte më parë?!
6 Shkurt, 15:02
-
Spanja refuzon sugjerimin e Izraelit që të pranojë palestinezët nga Gaza, ministri Albares: Toka e banorëve të Gazës, duhet të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez
6 Shkurt, 10:48
-
10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos
6 Shkurt, 09:03
-
Itali/ U arrestua në Spanjë si pjesë e organizatës së kokainës të 'Klanit Çela', izolohet në qelitë e Breshias 48-vjeçari shqiptar! Tonelata drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori
5 Shkurt, 15:33
-
Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos
4 Shkurt, 20:24