1704644195_hhjoh.JPG

Foto e një fëmije nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Të paktën 10,600 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha të martën Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

“Numri i vdekjeve palestineze nga agresioni i vazhdueshëm izraelit ka tejkaluar 24,285, nga të cilët 75% janë fëmijë, gra dhe të moshuar (+10,600 fëmijë, 7,200 gra dhe 1,049 të moshuar)", tha ministria.

Të paktën 158 persona u vranë në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit dhe 320 të tjerë u plagosën, shtoi të martën Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

“Një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, dhe ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë ato", tha ministria.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm me raketa iraniane në Pakistan, dy fëmijë të vrarë! Iraku denoncon Iranin në OKB! Biden do të rivendosë Houthis në listën e organizatave terroriste