TIRANË- Këtë vit vendi ynë ka pasur një ‘bum’ turistik, me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri. Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë këtë vit. Kjo shifër, që është rekord për turizmin shqiptar, u tejkalua mbrëmë (25 dhjetor), në natën e Krishtlindjeve.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat, ndërsa shkruan se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme më parë.
“LAJM I BUKUR! Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10.000.000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama.
Viti 2023 është viti më i mirë i historisë së turizmit në Shqipëri me mbi 10 milionë vizitorë. Synimi i qeverisë është që sezoni turistik të zgjatet përtej 3-mujorit dhe të kthehet në turizëm gjithëvjetor.
Duhej te kishim 50 milion turiste,,mor hajdut kryeminister,,,duhen rruge,,uje,,drita,,dhe hotele me 5 yje...me parking mbrapa, dhe pishina perpara ,,qe te arrihet kjo..me 10 milion ke bere nje vrime ne uje..
PërgjigjuSukses i pa pare eshte. Kete vit cdo shqiptari i ra te fitonte 10000 eur nga turizmi. Me ne fund u zhduk dhe varferia.
PërgjigjuTuristi/a e 10 miliontë meriton 15 dite falas pushime dhe bileta ne vere 2024 pushime free nga Vlona- Tirone e nga Shkodra ne Valbone nga 3 dite cdo qytet perfshire dhe qytetet unesco! I meriton pasi i ka rene shansi si turisti/ja e 10 milion-te!
Përgjigjuceshte ky dron brenda aeroportit
Përgjigju