Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, CENTCOM, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në operacionin “Project Freedom”, të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, me qëllim lirimin e anijeve të bllokuara në Ngushtica e Hormuzit.

Në një reagim në rrjetin social X, CENTCOM zbulon përmasat e ndërhyrjes: mbi 100 mjete ajrore, anije luftarake të pajisura me raketa, pajisje pa pilot dhe rreth 15 mijë trupa do të jenë pjesë e operacionit.

Pavarësisht kësaj force të madhe, detajet për mënyrën e ndërhyrjes mbeten të kufizuara. Një zyrtar amerikan i tha CNN se operacioni nuk do të përfshijë shoqërim të drejtpërdrejtë të anijeve në ngushticë.


Lajmi kryesor:

Trump njofton operacionin ‘Liria’: Do të nxjerrim anijet e bllokuara në Hormuz! Reagon Irani: Ndërhyrja, shkelje e armëpushimit