Mbi 100 familje nga Shqipëria
shfrytëzojnë fëmijët për lypje në Kosovë

Mbi 100 familje nga Shqipëria<br />shfrytëzojnë fëmijët për lypje në Kosovë
Rreth 2527 fëmijë shqiptarë të moshës 0 deri në 18 vjeç shfrytëzohen për lypje apo punë të tjera të rënda. Të dhënat janë nxjerrë nga një studim i UNICEF-it dhe Save dhe Children publikuar sot në Tiranë, për fëmijët në situatë rruge. Sipas studimit në fjalë mbi një e treta (1/3) e fëmijëve në situatë rruge janë në rrezik trafikimi dhe vetëm kohëve të fundit Mekanizmit Kombëtar të Referimit mbi Anti-Trafikimin i janë referuar mbi 31 raste të trafikimit të fëmijëve; përfshirë shfrytëzimin seksual dhe lypjen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Lidhur më këtë çështje zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, u shpreh se ka nisur bashkëpunimi me vendet e rajonit për të reduktuar këtë fenomen.

Shoqatat që janë marrë me studimin në fjalë tregojnë se ka edhe shumë familje dhe fëmijë shqiptarë që kanë shkuar në Kosovë për të lypur. Sipas Zini Kores, përfaqësues i shoqatës ARSIS që ka kontribuar në këtë studim, fenomeni i shfrytëzimit të fëmijëve është i njëjtë në të gjitha vendet e rajonit dhe se përmasat janë më të mëdha se sa shifrat zyrtare.

Shumica e fëmijëve në situatë rruge shfrytëzohen nga tutorët e tyre për lypje; shitje të cigareve dhe produkte të tjera, riciklim i materialeve plastike apo në punë të rënda si ngarkim-shkarkim mallrash, pastrim rrugësh, varrezash, punë në hyrje të minierave e shumë aktivitete të tjera. Për më tepër studimi në fjalë ka nxjerr në pah një fenomen tjetër alarmant për shfrytëzimin e fëmijëve në punë, pasi janë 312 fëmijë të cilët përfshihen në kultivimin e marijuanës në Lazarat të Gjirokastrës.

Ministri i Mirëqenies Sociale ,ErjonVeliaj tha se qeveria po merr masa për ta zbutur këtë fenomen, dhe se aktualisht po vepron një task-force për evidentimin e rasteve në terren.

Studimi për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge; është kryer gjatë periudhës maj 2013-shkurt 2014 në kuadër të Reformës së Shërbimeve Sociale nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Arsis dhe GFK, mbështetur nga UNICEF dhe Save the Children. Studimi del në përfundimin se mbi 1/3 e fëmijëve të rrugës krahas shfrytëzimit për punë janë edhe në rrezik trafikimi.

Marrë nga Kosovapress

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin