Mbi 1300 rrënjë kanabis në pyll, miliona lekë, armë dhe mjete të sekuestruara, megaoperacion në Krujë, 5 persona në pranga, 2 në kërkim (VIDEO)

Policia e Krujës ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Survey”.

Gjatë periudhës së hetimit janë sekuestruar në total 1353 rrënjë kanabisi që ishin mbjellë në zona të pyllëzuara në Malësinë e Krujës. Janë sekuestruar gjithashtu 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu.

Në prangat e policisë janë vënë shtetasit -Artan Elezaj 35 vjeç, Afmet Elezaj 41 vjeç ( vëllezër), Sokol Xaka 24 vjeç, Gezim Lloti 36 vjeç dhe Perparim Kasa 47 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Muharrem Xaka 26 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar Sokol Xaka) dhe Bilal Afmeti, 37 vjeç.

"Krujë / Finalizohet pas një hetimi disamujor, megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Survey”.

Si rezultat i finalizimit të këtij megaoperacioni sekuestrohen 5.3 kg kanabis të gatshme për shitje, si dhe janë evidentuar e asgjësuar gjatë periudhës hetimore, 1353 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të pyllëzuara.

Vihen në pranga 5 shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre. 

Sekuestrohen gjithashtu, 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në zona të pyllëzuara, si dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjuqësor Krujë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacioni policor antikanabis të koduar “Survey”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-A. E., 35 vjeç, A. E., 41 vjeç ( vëllezër), S. X.,  24 vjeç, G. Ll., 36 vjeç dhe P. K., 47 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit M. X., 26 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. X.) dhe B. A., 37 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar përgjatë periudhës hetimore. Në vijim të kontrolleve në kuadër të operacionit “Survey”, në banesën e shtetasit të arrestuar G. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 5.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e gatshme për shitje. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu, të dyshuara të përfituara apo të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasve M. X. dhe B. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren