Mbi 1500 të helmuar në Deçan, kryetari i Komunës ndërpret gjendjen emergjente: Situata e stabilizuar

Mbi 1500 të helmuar në Deçan, kryetari i Komunës ndërpret gjendjen emergjente: Situata e stabilizuar

Foto nga qytetarët e helmuar në spital

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ndërprerë ditën e sotme gjendjen emergjente që ishte shpallur prej një jave për shkak të helmimit masiv të mbi 1500 qytetarëve.

Ky vendim u mor në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave me arsyetimin se gjendja në komunë ka filluar të normalizohet. Në fjalën e tij kryetari Ramosaj ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan në menaxhimin e situatës dhe uroi që kjo gjë mos të përsëritej më.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave u mor vendimi për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla”, ka thënë Ramosaj.

Ndër të tjera në vendim thuhet se Komuna e Deçanit do të vazhdojë të furnizohet me ujë sipas rekomandimeve të IKSHKP-së. Ndër vendimet më kryesore të IKSHKP-së është që qytetarët duhet të shmangin pirjen e ujit nga çezma dhe të konsumojnë ujë të ambalazhuar.

Vendimi për ndërprerjen e gjendjes së emergjencës

Që prej datës 13 korrik në Komunën e Deçanit u shpall gjendja e jashtëzoknshme pasi 1500 qytetarë rezultuan të helmuar dhe u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Helmimi i qytetarëve  ka ardhur si pasojë e kosumit të ujit nga burimi i Deçanit pasi sipas analizave të kryera IKSHKP ka dalë në përfundimin se uji nuk është i pijshëm. Referuar analizave, në ujë janë gjetur bakteri disa bakterie jo patogjene, më konkretisht të bakterieve koliforme dhe E.coli. Deri më tani policia e Pejës ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje Përgjegjësin e kamerave të sigurisë tek Gryka e Deçanit pasi është konstatuar se kamerat nuk punon prej dy muajsh dhe Inspektorin e Agjensisë Kosovare të Pyjeve pasi ai ka qenë në krye të detyrës. Të dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu