Mbi 20 fëmijë të zhdukur vitet
e fundit në Shqipëri/ Emrat 

Mbi 20 fëmijë të zhdukur vitet<br />e fundit në Shqipëri/ Emrat <br>
Të zhdukur dhe pa lënë asnjë gjurmë. Janë më shumë se 20 fëmijë të humbur në vitet e fundit, për të cilët shteti shqiptar I ka kërkuar brenda dhe jashtë territorit, por nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre. Nga Bleona Mata te Juljan Çela, SHISH, Policia dhe Prokuroria janë angazhuar për gjetjen e fëmijëve të zhdukur, por në pjesën më të madhe të këtyre rasteve, nuk është gjetur asnjë e dhënë se kush I ka rrëmbyer, janë trafikuar, apo nëse sot ndodhen diku. Por cilat janë disa nga rastet e rrëmbimit të fëmijëve që kanë tronditur vendin?

Artur Cara, 7 korrik 2004
Në 7 korrik të 2004-së u zhduk I mituri nga Librazhdi Artur Cara, në atë kohë 8 vjeç. Ai humbi çdo gjurmë pranë tregut të fruta-perimeve në Elbasan. Pas rrëmbimit familja Cara mori një telefonatë ku u dëgjuan të qarat e një fëmije, por më pas nuk pati asnjë kontakt. Familja hodhi akuza edhe për pedofilin Ardjan Prenjasi, I akuzuar për rrëmbim të mitur, por nuk janë gjetur prova që e lidhin atë me ngjarjen.

Kledis dhe Ervin Bajraktari, 25 dhjetor 2005
Kledis Bajraktari 8 vjeç dhe Evin Bajraktari 6 vjeç, u zhdukën në mënyrë misterioze në qytetin e Shkodrës, në datën 25 dhjetor 2005. Dyshohet se ata mund të jenë rrëmbyer për trafikim, por autoritetet shqiptarë nuk gjetën asnjë gjurmë të tyre, apo të autorëve.

Bleona Mataj, 22 maj 2010
Bleona Mata ishte duke kullotur bagëtitë në mal, pasditen e 22 majit të 2010-së në fshatin Zapod të Kukësit, kur dikush mendohet se e rrëmbeu. Rasti bëri jehonë në Shqipëri dhe në mediat ndërkombëtare, por pavarësisht angazhimeve të SHISH dhe Policisë, Bleona Mata nuk u gjet. Dyshohet se 6-vjeçaren e mori një afërme dhe më pas nuk e pa më. Nëna e Bleonës ka hedhur dyshime se vajza mund të jetë në Londër sot, por Policia dhe Prokuroria nuk kanë gjetur gjurmë të saj. Mendohet se ajo mund të jetë rrëmbyer për trafikim organesh, por edhe për këtë pistë nuk ka prova.

Mateo Bejaj, 16 korrik 2011
Në 16 korrik të 2011-së u zhduk 14-vjeçari Mateo Bejaj, fara pranë banesës së tij, në fsahtin Fitore të Vlorës. Familjarët akuzuan hallën e tyre për humbjen e Mateos, ndërkohë që sot, 6 vite pas ngjarjes nuk ka ende asnjë të dhënë për Mateo Bejajn, I cili dyshohet se mund të ketë ikur jashtë shtetit.

Juljan Çela, 30 nëntor 2012
Julian Çela, djali 10-vjeçar I një zyrtari të Antiterrorit në SHISH, u rrëmbye në 30 nëntor të 2012-së. SHISH, Interpoli, Policia dhe Prokuroria hetuan për ngjarjen, por nuk e gjetën dot Juljan Çelën. Për zhdukjen e 10-vjeçarit është dënuar Ardian Prrenjasi, I cili ka pranuar se ka vrarë Juljan Celën dhe trupin e ka hedhur në plehra, por nga kontrollet në atë kohë të Policisë, nuk u gjet asnjë gjurmë tek vendi ku tha Ardian Prrenjasi. Më pas ai tërhoqi dëshminë, sot nuk ka asnjë gjurmë për Juljan Çelën.

1992-1995
Edhe në vitet 1992 dhe 1995 ka patur rrëmbime fëmijës, ku janë zhdukur pa lënë gjurmë Juliana Hoxha 6 vjec, e cila u rrëmbye pa lënë gjurmë pak km larg Tiranës. Ndërsa në Durrës u rrëmbye Nuz Luka para pallatit të tij në Durrës . Policia arrestoi Sokol e Majlinda Demën për ngjarjen, të cilët e kishin shitur të miturin për 300 mijë lekë të vjetra. Çdo ditë në botë humbasin rreth 22 mijë vogëlushë, prandaj apeli që ngrihet për prindërit, është që të kenë vëmendje të shtuar për fëmijët e tyre.

[gallery]24269[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie