Bulqizë/ 50 persona në spital me temperaturë dhe të vjella, mes tyre dhe fëmijë! Hetohen shkaqet e helmimit

Bulqizë- Disa persona, banorë të bashkisë së Bulqizës janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Burime nga spitali i Bulqizës për Report Tv bëjnë me dije se nga dje pasdite deri më sot janë paraqitur rreth 50 persona me helmim për të marrë shërbim shëndetësor në spital.

Pacientët janë kryesisht të moshës 30-40 vjeç, por ka edhe fëmijë mes tyre. Pacientët nuk janë nga e njëjta zonë, por nga disa fshatra e lagje të ndryshme, dhe dyshohet se ka ardhur si pasojë e ushqimeve.

Pacientët janë paraqitur me simptoma temperaturë, dhimbje barku dhe të vjella, teksa mjekët kanë diagnostikuar gastroenterit akut.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit, informon sot policia e Dibrës.

'Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI