Mbi 25% e shqiptarëve paguhen 227 lekë për një orë punë! Pagat nëndeklarohen, eksperti: Fenomen që vetëm shtohet

Një bukë masive dhe një bidon ujë, vetëm kaq mund të blejnë pjesa dërrmuese të punësuarve në vend, me pagën e një ore punë.

Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se 25.3% e punonjësve marrin pagën minimale prej 40 mijë lekë në muaj. Praktikisht paga ditore përllogaritet në 1,818 lekë për 22 ditë punë, ose vetëm 227 lekë një orë punë.

Edhe pse kudo flitet për rritje të pagave, e shtyrë kryesisht prej mungesës së punonjësve, shifrat zyrtare tregojnë të kundërtën. Pas pagës minimale, janë afro 20% e të punësuarve në vend që marrin nga 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë, dhe më pas 9.4% që marrin nga mbi 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë.

Praktikisht 54.7% e të punësuarve në vend, nuk e arrijnë as pagën mesatare prej 75 mijë e 114 lekë, dhe për një orë pune paguhen nga 227 lekë deri në 340 lekë.

Ekspertët thonë se kjo panoramë e pagave nuk paraqet realitetin, pasi rrogat nuk deklarohen, fenomen ky që sipas Erald Pashajt nuk do të zhduket edhe për shumë kohë.

“Pagat në realitet janë rritur, por paguhen në të zezë. Ndërkohë kontributet për sigurimet shoqërore paguhen në bazë të pagës së deklaruar në bankë. Individët po e marrin pagën aq sa kanë rënë dakord gojarisht, ky është një fenomen negativ, dhe besoj do të vazhdojë të jetë edhe për një kohë të gjatë”, shprehet eksperti.

Për të goditur fenomenin e nëndeklarimit të rrogave mjaftojnë analizat e institucioneve, bazuar në databazat e pagave thotë eksperti.

“Kjo është një analizë që institucionet mund ta bëjnë, siç e bëmë edhe ne kur dolën listat e pagave në publik, ku pjesa dërrmuese ishin me rroga minimale. Ne e dimë që kjo nuk është e vërtet, deklarohen paga minimale por në realitet janë paga më të larta”, pohon Pashaj.

Për të luftuar nëndeklarimin, brenda tetorit do të shpaloset një reformë e re e bazuar në teknologji dhe inteligjencë artificiale.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 14/09/2024 18:46

    Bravo Eliza. Ja një shembull. Një pastruese kërkon 5000 lekë të reja në ditë për pastrim të 4 dhomave që jepen me qera. Këtu afër meje një vilë ka vënë tabelë kërkohet pastruese, rroga 60.000 të reja dhe nuk e ka gjetur akoma. Imagjino profesionet e tjera se sa paguhen e sa deklarojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian