Një bukë masive dhe një bidon ujë, vetëm kaq mund të blejnë pjesa dërrmuese të punësuarve në vend, me pagën e një ore punë.
Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se 25.3% e punonjësve marrin pagën minimale prej 40 mijë lekë në muaj. Praktikisht paga ditore përllogaritet në 1,818 lekë për 22 ditë punë, ose vetëm 227 lekë një orë punë.
Edhe pse kudo flitet për rritje të pagave, e shtyrë kryesisht prej mungesës së punonjësve, shifrat zyrtare tregojnë të kundërtën. Pas pagës minimale, janë afro 20% e të punësuarve në vend që marrin nga 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë, dhe më pas 9.4% që marrin nga mbi 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë.
Praktikisht 54.7% e të punësuarve në vend, nuk e arrijnë as pagën mesatare prej 75 mijë e 114 lekë, dhe për një orë pune paguhen nga 227 lekë deri në 340 lekë.
Ekspertët thonë se kjo panoramë e pagave nuk paraqet realitetin, pasi rrogat nuk deklarohen, fenomen ky që sipas Erald Pashajt nuk do të zhduket edhe për shumë kohë.
“Pagat në realitet janë rritur, por paguhen në të zezë. Ndërkohë kontributet për sigurimet shoqërore paguhen në bazë të pagës së deklaruar në bankë. Individët po e marrin pagën aq sa kanë rënë dakord gojarisht, ky është një fenomen negativ, dhe besoj do të vazhdojë të jetë edhe për një kohë të gjatë”, shprehet eksperti.
Për të goditur fenomenin e nëndeklarimit të rrogave mjaftojnë analizat e institucioneve, bazuar në databazat e pagave thotë eksperti.
“Kjo është një analizë që institucionet mund ta bëjnë, siç e bëmë edhe ne kur dolën listat e pagave në publik, ku pjesa dërrmuese ishin me rroga minimale. Ne e dimë që kjo nuk është e vërtet, deklarohen paga minimale por në realitet janë paga më të larta”, pohon Pashaj.
Për të luftuar nëndeklarimin, brenda tetorit do të shpaloset një reformë e re e bazuar në teknologji dhe inteligjencë artificiale.
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti 2024 dhe pritshmëritë për 2025! Ekonomia u rrit, por mbetet në ‘kthetrat’ e nëndeklarimit të pagave, lufta vijon
1 Janar, 14:46
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor 2024, 09:31
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor 2024, 13:15
-
‘Aksion informalitet në të gjitha fronte’, ministri Malaj te ‘Ekonomia’: Vetëm për sigurimet bizneset kanë 234 mln euro borxh, u marrim asetet
6 Nëntor 2024, 19:17
-
Rama në Podcast: Po hapet një korsi e re për pensionet, do e realizojmë
2 Nëntor 2024, 10:06
-
Ekonomia në rritje, por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE
31 Tetor 2024, 14:04
-
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
29 Tetor 2024, 17:50
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor 2024, 11:30
Bravo Eliza. Ja një shembull. Një pastruese kërkon 5000 lekë të reja në ditë për pastrim të 4 dhomave që jepen me qera. Këtu afër meje një vilë ka vënë tabelë kërkohet pastruese, rroga 60.000 të reja dhe nuk e ka gjetur akoma. Imagjino profesionet e tjera se sa paguhen e sa deklarojnë.
Përgjigju