Që prej 1 korrikut, fermerët kanë nisur të aplikojnë në platformën e-Filing për të përfituar kompensimin 10% të TVSH-së sipas autofaturave të lëshuara nga përpunuesit ose grumbulluesit. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, deri më 10 gusht janë dorëzuar 3,366 aplikime online, nga të cilat 1,120 janë miratuar, ndërsa 2,138 janë në proces shqyrtimi. Shuma totale e kompensimit arrin në 8.3 milionë euro.

Për të aplikuar, fermeri duhet të jetë i pajisur me NIPT dhe në sistem të identifikojë autofaturat e periudhës janar-qershor. Pas identifikimit të tyre, sistemi llogarit automatikisht shumën totale të autofaturave dhe vlerën e kompensimit 10%.

Përpunuesit sqarojnë se për lëshimin e autofaturave dhe përfshirjen në skemën e kompensimit të TVSH-së, fermeri duhet të ketë NIPT, ndërsa produktet që dorëzohen për shitje duhet të plotësojnë standardet e kërkuara.