Mbi 30 hektarë tokë të shkatërruara, fermerët e luleshtrydheve në Fier protestojnë: Nuk kanë shkelur këmbën për të vlerësuar dëmet! Duam vetëm të zbatohet ligji

Me pankarta nëpër duar fermerët e luleshtrydheve janë pozicionuar mëngjesin e sotëm përballë Bashkisë së Fierit, për të protestuar lidhur me një premtim të pambajtur nga kryebashkiaku për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve nga përmbytja e më shumë se 30 mijë hektarëve tokë.

Përmbytjet nga lumi kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa sipas fermerëve ende nuk ka shkuar asnjë grup i posaçëm për vlerësimin e situatës.

Duke folur për mediat fermerët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore kanë vlerësuar se dëmi mund të shkojë nga 300-400 mijë euro, ndërsa siç thanë kanë një muaj që presin një reagim nga pushteti vendor.

“Sot fermerët dhe kryesia e sindikatës janë para bashkisë, sepse dy javë pasi kryebashkiaku na premtoi ngritjen e komisionit për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për ne ishte e papranueshme që kryetari kur i shkuam në zyrë tha do të shikojmë ligjin, pasi ligji 45/2019 ka dy vjet që ka dalë. Ne i lamë kohë të konsultoheshin. Për ne ligji flet qartë, pushteti vendor e ka detyrë të ngrejë komisionin dhe të vlerësoj demet. Sot mbas një muaj, nuk ka ardhur askush të shohë dëmet dhe nuk ka folur askush për kompensim. Gjithsej janë dëmtuar mbi 30 hektar sera luleshtrydhe, dëmi shkon mbi 300- 400 mijë euro. Ministria na tha që ligji flet qartë, por kompensimi është detyrë e pushtetit vendor.”, u shpreh njeri prej tyre.

Një tjetër fermerë me pankat në dorë, tregoi se disa prej tyre kanë qenë tre javë më parë në zyrën e kryetarit të bashkisë, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ai shtoi se nëse kërkesa e tyre për kompensim refuzohet do të ndjekin rrugën ligjore.

“ Ishim para dy javësh në zyrën e kryetarit sepse ata nuk morën as mundimin të vini të shihni dëmet, nuk kanë shkelur me këmbë. Ai na tha se për dy-tre ditë do të shqyrtoheshin kërkesat tona, por kaluan dy-tre javë dhe asnjë përgjigje. Ne nuk duam asgjë tjetër përveç se çfarë na takon me ligj, nuk dua as mëshirë, as bamirësi, Ne mbase kemi më shumë shanse t’i kërkojmë këto të drejta me të qarë, me të lutur, me t’u servilosur, por ne duam vetëm ato që na takon me ligj.  Nëse ligjin e kundërshton dikush , ne do të shkojë në gjykatë, do të ndjekim rrugën ligjore.”, u shpreh ai.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/01/2022 00:28

    Jetoni ne shek.XXI dhe ne kapitalizem.SIGUROUNI ME INSHURENCE!!! Shteti mund t'i vleresoje demet,por nuk ju ka asnje detyrim t'ju kompensoje demet qe shkakton natyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia

SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia