TIRANË- Qytetarët e Tiranës shprehen të pakënaqur me shërbimin e transportit publik në kryeqytet, duke e quajtur skandaloz shërbimin që iu ofrohet. Për mikrofonin e Report Tv, qytetarët shprehen se autobusët nuk respektojnë oraret kur duhet të jenë në stacion, duke sjellë irritim tek qytetarët të cilët e kanë të nevojshëm përdorimin e këtij transporti. Tjetër problem që denoncojnë qytetarët është përdorimi i kondicionerëve dhe komunikimi me shoferët dhe fatorinot, ku këta të fundit tregohen arrogantë në përgjigjet për ankesat e qytetarëve. Për qytetarët rritja e çmimit të biletës nuk e ka justifikuar shërbimin që ata duhet të merrnin.
"Perfekt fare, jemi të detyruar të presim gjysmë ore në stacion. Oraret nuk respektohen dhe rritja biletës nuk justifikon shërbimin. Kam 20 minuta që pres linjën dhe ende nuk ka ardhur një autobus"
"Nuk ndizen kondicionerë, fatorinot janë arrogantë në përgjigje dhe ka raste kur presim më shumë se 20 minuta që të vijë autobusi"
"Qytetarët kanë frikë të ankohen pasi fatorinot dhe shoferët përgjigjen keq. Shërbimi është skandaloz"
"40 lekshi dhe rritja e çmimit të biletës nuk e justifikon shërbimin që linjat urbane ofrojnë për qytetarët", shprehen disa nga qytetarët.
Por nëse qytetarët nuk marrin shërbimin që meritojnë Report Tv, mëson një tjetër problem. Jashtë kamerave të Report Tv, shoferë dhe fatorino tregojnë se ata nuk paguhen rregullisht nga pronarët e linjave të transportit publik në Tiranë. Dhe pse ka vonesa në paga dhe kushtet e punës lënë për të dëshiruar, pjesa më e madhe e tyre janë të detyruar të qëndrojnë në punë pasi janë familjarë dhe duhet të mbajnë familjet e tyre.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Norvegji, autobusi me 58 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur
26 Dhjetor, 16:28
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
Autobuze pa kondicjoner te amortizuara me nga nje miljon kilometra ti shkikoje nje kontroll teknik i kualifikuar dhe jo kolaudimi sa per te kaluar radhen europa i ka hequr nga qarkullimi
PërgjigjuKot ankohen. Bashkia po ben nje pune te mrekullueshme. Popull mosmirenjohes.
PërgjigjuS'KANE faj autobuzet dhe pronaret e tyre ,,fajin e ka bashkia qe nuk vendos ne cdo stacion tabela me oraret e autobuzave,,,ashtu sic I ka italia,,gjermania,,amerika,etj,,bashkia ka mungese te plote ne planifikim,,sigurimin e stacioneve,,,bilete elektronike,,dhe shkarikimin e trafikut te renduar ne tirane ,,,duke bere rruge te reja ,,,duke bere tramvaj,,,apo sic eshte projekti I unazes te madhe qe ka ngecur tek astiri,,,pa rruge nuk ka transport te shpejte ,,,harrojeni o katunare te peshtire qe e qelbet tiranen,,.//
PërgjigjuKemi korsite e bicikletave ne, çe duam transportin (jo)publik
Përgjigju