Mbi 300 sportistë të huaj dhe shqiptarë kanë marrë pjesë këtë të shtunë në kampionatet ndërkombëtare të ngritjes së peshave, mundjes së krahut dhe fitnesit që po zhvillohet në kryeqytet. Në këtë aktvitet të organizuar në kuadër të Tiranës Qyteti Europian të Sportit kompanitë më të mëdha të pajisjeve sportive dhe farmacitë të ndryshme ndërkombëëtare do kenë mundësinë për të reklamuar produktet e tyre.
Në kampionatin e ‘powerlifting’ ose ngritjes së peshave për vajza fitoi një shqiptare.
“Përgatitje kemi bëri shumë pak, por nëse futesh me qejf do japësh 100% tënd. Dhashë më të mirë. Unë jam instruktore dhe kam dy vite që merrem me palestër nga mëngjesi në darkë,”-u shpreh Rozalinda Kaloshi, sportiste.
Në garën ndërkombëtare të mundjes së dorës për kategorinë 75 kilogramë shkëlqyen sportistët nga Maqedonia.
“Nuk e prisja të fitoja me të majtën sepse pika ime e fortë është e djathta. Megjithatë bëra një nisje të mirë. Më pëlqeu shumë fakti që kampionati zhvillohet në Tiranë, pasi është shumë bukur këtu. Megjithatë vuajta pak nga trafiku,”-tha një sportist i mundjes së krahut nga Maqedonia e Veriut.
Aktivitete të tilla përveç garës sportive sjellin edhe benefite për qytetin organizator.
“Me kapacitetet që ne kemi, me mundësitë që ne kemi nuk është e lehtë për të organizuar, por janë pajtur burime njerëzorë të mjaftueshme. Sportistët janë gjithashtu promotorët më të mirë të vendit, turzimit dhe ekonomisë. Duhet patur parasysh se përveç sportistë shumë të mëdhenj janë njëkohësisht edhe blogerë,”-deklaroi Marin Meksi, organizator.
Të dielën po në Pallatin e Kongreseve do të mbahet kampionati botëror i bodybuilding ku janë rregjistruar më shumë se 150 sportistë.”