Javën e fundit të paktën 4505 persona janë sëmurë me COBID-19 në Serbi, nga 19091 mostra të testuara, është bërë e ditur në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë serbe.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë raportim për vdekje.
Që nga fillimi i epidemisë, në mars 2020, janë regjistruar 2.591.641 raste me koronavirus nga 13.277.266 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë do të shpallë seksionin e radhës më 7 dhjetor.
S.S/Shqiptarja.com
Komento
Komente

