TIRANË – Mbi 40 këshilltarë vendorë të PDIU-së largohen në mënyrë të parevokueshme nga postet e tyre për t’iu bashkuar Aleancës Popullore të drejtuar nga Artur Dojaka. Jo më shumë se një ditë pas nënshkrimit të koalicionit të kësaj aleance me PS-në, fillojnë rrjedhjet nga partia e parë përfaqësuese e çamëve, e cila lidhi aleancën me Partinë Demokratike.
Nimet Musai, në emër të një grupi këshilltarësh lokalë të PDIU-së, tha:
“Për shkak të mosmbajtjes së premtimeve elektorale; mosorganizimit të partisë në strukturat reale dhe legjitime; mosnisjes së zgjidhjes së çështjes juridike ndërkombëtare; talljes që i është bërë çështjes së Rezolutës për Çamërinë; prindërve tanë që ende mbeten jashtë kufijve grek vetëm për shkak të toponimeve në pashaportat e tyre; korrupsionit që ka mbërthyer këtë parti dhe segmente të caktuara të saj; abandonimit dhe braktisjes pas kontributit të dhënë nga ne; mospërfshirjes për t’u ndjerë pjesë e një grupi, për të na dëgjuar apo këshilluar, vendosim sot, në mënyrë unanime dhe pa asnjë kusht, me qëllim vijimin e përpjekjeve për realizimin e objektivave dhe respektimit të kauzës sonë, të tërhiqemi në mënyrë të parevokueshme nga përfaqësimi lokal i deritanishëm i PDIU-së".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com