Mbi 486 mijë qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar! Rama: Vazhdon mbledhja e opinioneve
Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama
TIRANË- 486. 690 qytetarë kanë plotësuar deri më tani formularin e Këshillimit Kombëtar. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili bën me dije se formulari është plotësuar nga të gjithë shqiptarët në të gjithë vendin.
“Këshilli kombëtar - vazhdon mbledhja e opinionet, tashmë edhe përmes pikave të informimit në qendrat e qyteteve. 486 690 qytetarë janë bashkuar duke iu përgjigjur në tre forma komunikimi, online në www.keshillimikombetar.al me postime dhe stendat e bashkisë. Foto nga Belshi, Patosi, Përmeti, Puka, Lushnja, Cërriku, Mallakastra, Peqini, Devolli, Kolonja, Pusteci, Kurbini, Elbasani, Mati, Roskoveci dhe Bulqiza”, shkruan Rama.
Veçse online, formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë qytetarëve në shtëpi. Ata mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Po ashtu çdo bashki do të hapen pika të posaçme ku mund të plotësohen formularët.
Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Tiranë/ Rama inspekton kantierin e godinave qeveritare në Sauk: Do akomodohen agjencitë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike
7 Janar, 12:55
-
Tiranë/ Shkolla 9-vjeçare 'Ahmet Gashi' pajiset me laborator të ri inteligjent, pjesë e rrjetit të 300 Smart Lab-eve
7 Janar, 08:12
-
Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik
6 Janar, 23:10
-
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
6 Janar, 16:55
-
ERE shqyrton të martën kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për qytetarët
6 Janar, 15:39
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
6 Janar, 08:44
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera
4 Janar, 10:15
-
Lëpusha mbulohet nga dëbora, tërheq vizitorë të shumtë (FOTO)
3 Janar, 18:15