Sezoni veror por edhe fundjava i drejton shumë shqiptarë të Kosovës drejt bregdetit tonë për të kaluar pushimet me familjen dhe miqtë. Janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri, duke e cilësuar bregdetin si më të bukurin.

Fluksi i kalimit në pikën kufitare të Morinës është i lartë ku vetëm në fundjavë mbi 50 mijë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri. Nga Shëngjini deri në Vlorë janë vendet ku qytetarët e Kosovës do të kalojnë pushimet, ndërsa të gjithë bashkohen në një zë "asnjë vend tjetër nuk ka shije që ka Shqipëria për ta" dhe kjo i bën që ata të vijën çdo vit për të shijuar detin dhe natyrën.

Edhe dita e sotme ka nisur me një fluks të lartë në Morinë, ku vetëm në orët e para të mëngjesit kanë kaluar mbi 25 mijë qytetarë të Kosovës.

"Jam nisur për në Vlorë, gjithçka na pëlqen në Shqipëri

Jemi drejtuar bregdetit, në Vlorë, do rrimë një javë. Vijmë çdo vit në Shqipëri.

Çdo vit vij në Shqipëri rrimë nga 1 javë ose 10 ditë, na pëlqen. Duhet me heq vetë, atë traun e tunelit. Ajo vetëm na pengon.

Po i drejtohemi bregdetit shqiptar, vijmë vazhdimisht. Na pëlqen shumë plazhi këtu sidomos në jug.

Po shkojmë me pushime në Shëngjin na pëlqen shumë deti. Vijmë çdo vit. Kemi qenë në Turqi po se ka shijen që ka Shqipëria", thanë disa nga pushuesit

Për të shmangur trafikun policia është vendosur në segmentin tek "Ura e Drinit " në hyrje të Kukësit.