Tre tornado kanë goditur qytetin e Ohio në SHBA duke shkatërruar një kompleks banimi në Dayton. Erërat e fuqishme kanë hequr kulmet e banesave, kanë nxjerrë prej themeleve shumë ndërtesa, kanë përmbysur pemë dhe kanë rrëzuar mjaftë linja elektrike.
Stuhitë e krijuara prej tornadove prekën tetë shtete që shtriheshin në lindje të vendit, nga Idaho e deri në Kolorado.
Në dy javët e fundit në SHBA është vërejtur një aktivitet i jashtëzakonshem i tornadove dhe janë regjistruar më shumë se 50 si pasojë e të cilave, në rajonin e Indianas dhe Ohios, janë lënduar më shumë se 90 persona.
Përgatiti Ilir Çuçi