Mbi 500 mijë viktima nga COVID-19 në SHBA/ Eksperti i shëndetësisë Fauci: Ndarjet politike ndikuan në gjendjen e pandemisë
Eksperti i Shëndetësisë, për sëmundjet infektive, Anthony Fauci
SHBA- Eksperti i Shëndetësisë, për sëmundjet infektive, Anthony Fauci tha se përçarja politike ka kontribuar ndjeshëm në numrin tepër të lartë të viktimave nga COVID-19 në SHBA, i cili aktualisht është 512.590 në të gjithë vendin.
Në një intervistë për Reuters, Fauci tha se pandemia ka “goditur” SHBA-në, ndërsa vendi ishte në një situatë tepër të vështirë, nga ndarjet politike, ku edhe vënia e një maske u bë një deklaratë politike dhe jo një mase për shëndetin publik.
"Megjithatë, kjo nuk e shpjegohet, se si një vend i pasur dhe i sofistikuar mund të ketë përqindjen më të madhe të vdekjeve dhe të jetë vendi më i goditur në botë. Kjo besoj se nuk duhet të kishte ndodhur", tha ai.
Edhe pse SHBA-ja përben vetëm 4% të popullsisë në botë, ka regjistruar gati 20% të te gjithë vdekjeve nga COVID-19, dhe është vendi me numrin më të lartë të vdekshmërisë nga virusi në të gjithë botën.
Ai shtoi se kjo pandemi është gjëja më e keqe që i ka ndodhur SHBA-së në lidhje me shëndetin publik në mbi 100 vite dhe se dekada më vonë, njerëzit do të flasin për vite duke i cilësuar si të tmerrshme.
Më herët Fauci dhe Biden kanë thënë se jeta do kthehet në normalitet në fund të vitit 2021, megjithatë ai gjatë intervistës tha se kjo edhe mund të ndryshojë.
Në fund Fauci, tha se mund të arrihet imunizimi i tufës por kjo do kërkon kohë.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta për minimizimin e përhapjes së virusit, masave anti-COVID dhe vazhdimin e fushatës së vaksinimit situata epidemiologjike në vend ende nuk po stabilizohet.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2291
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella
27 Janar, 18:02
-
Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT në pak kohë
27 Janar, 17:14
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar, 12:27
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve
27 Janar, 07:26
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39