Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestinezë në Gazën jugore dhe qendrore gjatë ditë së djeshme dhe natës së shkuar, raportojnë agjencitë e lajmeve.
Njëri prej sulmeve goditi një “zonë të sigurt”, të shpallur nga Izraeli, e cila ishte e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur.
Duke iu referuar mesa duket këtij sulmi, ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një komandant në njësinë detare të grupit militant, Xhihadi Islamik, në perëndim të qytetit Kan Jonis.
Ajo tha se është duke i analizuar raportet për vrasjen e civilëve.
Zyrtarët në Spitalin Naser të Kan Jonisit thanë se së paku 17 persona janë vrarë vetëm në këtë sulm.
Ushtria izraelite kreu disa sulme vdekjeprurëse në ditët e fundit në Gazë, përfshirë një më 13 korrik në kampin e refugjatëve, Al Mavasi, ku u vranë më shumë se 90 njerëz.
Lufta në Gazë nisi tetorin e kaluar, kur Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.
Në përgjigje, Izraeli nisi një fushatë intensive sulmesh në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, e cila vazhdon ende.
Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz u vranë prej se nisi lufta.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha këtë javë se numri i viktimave në Gazë “është në mënyrë të papranushme i lartë”.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ata nga Egjipti dhe Katari, janë duke punuar për të bindur Izraelin dhe Hamasin për një marrëveshje, që do t’i ndalonte luftimet dhe do t’i lironte rreth 120 pengje që mbahen ende nga grupi militant në Gazë./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri izraelit javën e ardhshme në Uashington me ftesë të Trump
29 Janar, 14:40
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Reportazhi/ 300 mijë palestinezë kthehen në Gaza pas 15 muajsh luftë: Gjithçka është e rrënuar, por ne jemi ringjallur (VIDEO)
28 Janar, 09:27
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Çfarë po ndodh në Gaza dhe pse mund të ketë filluar fundi i luftës?
27 Janar, 15:52
-
LIVE - Izraeli “hap rrugë”, nis rikthimi i palestinezëve në Gaza! Marrëveshja parashikon rikthimin e 650 mijë të zhvendosurve
27 Janar, 10:13
-
Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin
27 Janar, 09:39
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
Kthimi i palestinezëve në Gaza i bllokuar nga Izraeli: Pamje e turmës së madhe të refugjatëve në pritje në al-Rashid (VIDEO)
26 Janar, 20:15