Mbi 600 persona u helmuan nga uji i pijshëm në Krujë, Apeli i Tiranës lë në fuqi pezullimin për 2 zyrtarë të ujëslljellësit dhe shefin e epidemiologjisë

Mbi 600 persona u helmuan nga uji i pijshëm në Krujë, Apeli i Tiranës lë në fuqi pezullimin për 2 zyrtarë të ujëslljellësit dhe shefin e epidemiologjisë

Spitali i Krujës dhe persona të helmuar

Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi pezullimin nga detyra të  dy zyrtarëve të Ujësjellësit në Krujë dhe shefin e shërbimit të Epidemiologjisë në njësinë vendore të  Krujës, të akuzuar për "Shpërdorim detyre" me pasojë helmimin e dhjetëra qytetarëve të Krujës.

Sipas Prokurorisë, Ledio Çela, Andi Kupa dhe Ervin Karafili, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane lejuar ndotjen e ujit të pijshëm.

Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

Mbi 600 persona përfunduan në spital në Krujë me dhimbje barku, dhimbje koke e temperaturë, për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm.

Katër ditë pas regjistrimit të rasteve të helmimit, Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në ujë është gjetur bakteri " Enterokokus". Për helmimin e mbi 600 persona nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku bëri përgjegjës Ujësjellësin e që sipas tij duhet të kishte reaguar më shpejt, teksa nuk hezitoi që ta quante këtë situatë një epidemi hidrike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan