TIRANE-Ministria e Financave ka paditur penalisht disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pasi llogaritet se i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 7.5 milionë dollarëve.
Në padi theksohet se disa zyrtarë të ARRSH në Tiranë, por edhe në disa qarqe nuk kanë zbatuar ligjin e buxhetit.
Tre janë shkeljet që kanë kryer zyrtarët; U kanë dhënë kompanive private më shumë fonde për të kryer punë publike sesa parashikohej, shkelje në kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve dhe lidhje kontratash jashtë fondeve në buxhet.
Kështu ARRSH në shkelje të ligjit u ka dhënë kompanive më shumë para sesa parashikohej, pavarësisht se në buxhet nuk ishte parashikuar duke shkaktuar detyrime të prapambetura.
Kallëzimi penal për zyrtarët e ARRSH vjen disa ditë pas ndryshimit të drejtorit, pasi në vendin e Dashamir Xhikës u emërua Afrim Qendro.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com