LIBI - Mbi 800 persona mednohet të kenë humbur jetën në Detin Mesdhe prej së premtes. Dy anije një me mbi  500 persona dhe një tjetër me mbi 250 persona në bord midis tyre shumë gra dhe fëmijë janë mbytur në brigjet e libisë.

Sipas një zëdhënësi të marinës së libiane në det ka shumë kufoma që duken me sy të lirë. Ndërkohë që bëhet me dije se 36 persona nga anija e dytë janë shpëtuar.
Sipas zëdhënësit, marina libiane ka shumë pak mjete për të dërgur në shpëtim të personave atje.
 
Sipas dy dëshmitarëve në anijen e parë, ku kanë humbur jetën mbi 500 persona, ata janë goditur nga një anije tjetër.

Sipas autoriteteve në anije kishte sirianë, palestinezë, egjiptianë dhe sudanezë. Të mbijetuarit thanë se trafikantët u kishin kërkuar klandestinëve që të zhvendoseshin në një anije më të vogël dhe më pak të sigurt.

Ndërsa kur klandestinët refuzuan të largoheshin, tragikantët e mbytën anijen e madhe. Më shumë se 2500 persona mendohet se janë mbytur në Mesdhe këtë vit.
 
Redaksi a Online
(a.h/shqiptarja.com)